Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, – ndër to edhe Ambasadën e Republikës Federale Gjermane në Tiranë, – pa e ditur në ato momente tronditëse se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë. Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.
Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar këtë përvjetor me anë të një postimi në facebook, ku shprehet: “MIRËMËNGJES ? 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe l uftoi për lirinë“, shkruan Rama.