Më 28 qershor modelja e njohur Adrola Dushi festoi ditëlindjen e 27-të në një festë shumë të bukur në Dhërmi, ku mblodhi rreth vetes miq e të afërm. Por, ndonëse kanë kaluar 9 ditë, duket se festimet për Adrolën vijojnë ende dhe surprizat nuk paskan fund. Ka qenë vetë modelja që ka ndarë një foto në Instastory në një ambient festiv, zbukuruar me tullumbaca dhe para vetes mban një tortë, teksa ka shkruar: “Një javë ditëlindje si dasma e Malos.” 27-vjeçarja nuk ka preferuar të zbulojë se kush ia ka organizuar këtë surprizë, duke na bërë shumë kuriozë, pasi në festën e organizuar në jug kishte rreth vetes të gjithë miqtë, megjithatë të gjithëve na ra në sy mungesa e të dashurit të përfolur, Albin Gashi.
Nuk dihen nëse ka qenë ai që e ka organizuar këtë surprizë, apo jo, ndonëse ‘Panorama Plus’ shkruan se politikani nga Kosova ka qenë i pranishëm në festë. Deri në një postim të dytë mbetemi ende në pritje për të parë se kush e ka organizuar këtë goxha surprizë. Kujtojmë se ditën e djeshme u raportua se modelja dhe binzesmeni, njëherësh politikani, Albin Gashi janë drejt martesës dhe se të afërmit e tyre janë në dijeni të lidhjes së çiftit. Pak kohë më parë, e pyetur nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, modelja zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë diplomatike, duke thënë: “Po kontribuoj në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”. Adrola Dushi ka qenë e martuar me djalin e një biznesmeni, Adis Patushin, me të cilin ka një djalë, Troin, ndërsa Albin Gashi nuk është komentuar ndonjëherë për ndonjë lidhje VIP.