Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës. Hoxha ka arritur të sigurojë 54% të votave. Konkretisht 348 vota kanë shkuar për të, Mimoza Hafizi 176 dhe Kozeta Sevrani 122.

Ndërkohë që ka mbaruar numërimi i votave të pedagogëve, ai i studentëve vazhdon ende, por që kjo nuk ndikon në rezultat pasi pesha e votës së studentëve është thjesht 10%. Në 12 universitete publike mëngjesin e sotëm u hapën qendrat e votimit për studentët dhe stafin akademik ku koha e votimit ishte nga ora 8:00 deri në 16:00.