Vizita e Yuri Kim dhe Ambasadorit Soreca në selinë blu ka bërë që PD të tërhiqet nga reagimi i fortë se nuk do të njoh ndryshimet kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se nesër opozita e bashkuar do të dalë më një qëndrim zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen e listave 100 %. Ndërkohë ai thekson se 5 qershori nuk preket dhe se në të ka dy nene që përcaktojnë koalicionet parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve.
“Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”, shkruan Bardhi në twitter.
Nenet e publikuara nga Gazment Bardhi të marrëveshjes së 5 qershorit
Më herët Basha refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama që të ulen dhe të vijojnë diskutime për listat dhe koalicionet, pro duket se vizita e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadorit Soreca në selinë blu kanë zbutur qëndrimin e tij dhe të hedh një hap pas për ta diskutuar sërish me aleatët e tij këtë qëndrim.