Me foton më të ëmbël, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë pritur 6-vjetorin e djalit të tyre, Zaho. Me tollumbacet në ngjyrë të kuqe që formojnë emrin e të voglit dhe ditëlindjen e tij, duket se familja ka festuar në mënyrën me origjinale këtë vit në një ambient të hapur.
Përveç buzëqeshjes në fytyrën e kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, ka dalluar ajo e të voglit të familjes, i cili duket se dita ditës është rritur edhe më shumë.
Me siguri mami dhe babi i Zahos do të kujdesen të vendosin jo vetëm buzëqeshje në fytyrën e tij, por dhe të ruajnë kujtimet më të bukura dhe të vlefshme për të.