Maqedonia e Veriut sot voton për qeverinë e ardhshme dhe mban zgjedhjet parlamentare të parakohshme në kohë pandemie.

Zgjedhjet u ndanë në tre ditë, teksa ditën e parë votuan të prekurit me koronavirus dhe të vetizoluarit, ditën e dytë të burgosurit dhe të sëmurët kronikë, kurse sot është dita e fundit dhe voton gjithë populli i Maqedonisë së Veriut.

Deri në orën 13:00 kanë votuar 23.81% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ose 432 mijë qytetarë. Më shumë votuesë ka paur në njësinë e tretë zgjedhore ku përqindja e votuesve ishte 28.92% ndjekur nga njësia e katërt 27.45% dhe njësia e parë me 27.09%.

Me të gjitha gjasat Maqedonia e Veriut do të mësojë sot se kush do të jetë qeveria dhe kryeministri i ri.