Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka qenë tepër i emocionuar pas fitores 2-1 që skuadra e tij arriti ndaj Villareal në kampionat. Sukses që i dha titullin kampion skuadrës madrilène. Në një intervistë për “Marca” trajneri francez tha: “Ndoshta do të habiteni, por për mua të fitoj titullin në La Liga është më emocionuese se sa të fitosh Champions League”.

“Kjo është një ndjesi e jashtëzakonshme. Lojtarët këtë vit realizuan diçka të fantastike. Nuk arrij t’i shpjegoj emocionet. Mund të them që drejtoj një skuadër me burra të vërtetë, që meritojnë çdo kompliment për fitoren. Edhe ata që kanë luajtur më pak. Treguan në fushë se jemi skuadra më e fortë. Për mua, kjo është një nga ditët më të bukura si profesionit”, tha Zidane.