Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është kthyer në botën e futbollit, pasi është emëruar trajneri i ri i klubit të La Ligës, Villarrealit. Vetë klubi spanjoll e ka konfirmuar lajmin se Emeryt i është dhënë kontratë trevjeçare në klub. Trajneri spanjoll ishte liruar nga detyra e tij si trajner në stadiumin Emirates në nëntor të vitit 2-19, pasi 18 muajve të vështirë në krye të klubit londinez, transmeton Gazeta Express. Ai ishte emëruar trajner në Emirates si pasardhës i Arsene Wengerit, mirëpo e kishte pasur të vështirë t’i arrijë pritshmëritë e krijuara në klub.
Që kur është shkarkuar nga Arsenali, ish-trajneri i Sevillës dhe Paris Saint-Germainit ishte përfolur për emërimin si trajner në disa klube. Megjithatë, tani Villarreali e ka konfirmuar se Emery do të jetë trajneri i tyre i ri. “Villarreali ka arritur marrëveshje me Unai Emeryn që trajneri bask të jetë trajneri i të Verdhëve për tre sezonet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi. Villarreali e mbylli sezonin 2019/20 të La Ligës në pozitën e pestë në tabelë, që do të thotë se do të garojë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm – garë kjo në të cilën Emery ka pasur suksese të mëdha me Sevillën