Bankat kryesore evropiane pësuan një ngadalësim të aktivitetit të tyre në pranverë për shkak të masave të kontrollit antiCOVID-19 dhe po vendosin miliarda në rezervë për të përballuar falimentimet dhe faturat e papaguara.
Gjiganti bankar “HSBC”, tashmë në rënie që para krizës shëndetësore, njoftoi sot një rënie prej 77% të fitimit të tij neto në 1,97 miliardë dollarë në gjysmën e parë dhe kolapsin e tij në 192 milionë dollarë midis prillit dhe qershorit.“Ky rezultat është një ndërthurje e ndikimit të pandemisë së COVID-19, rënies së normave të interesit, rritjes së rreziqeve gjeopolitike dhe paqëndrueshmërisë më të madhe të tregjeve”, argumentoi Noel Quinn, drejtori ekzekutiv i grupit.
“Ndërhyrjet nga pandemia e koronavirusit do të shkaktojnë një rritje të mprehtë të humbjeve të këqija të borxhit në bankat evropiane. NVM-të dhe kreditë konsumatore pa kolateral do të jenë goditja më e rëndë”, tha Alexios Philippides, analist për agjencinë e vlerësimit “Moody’s”.Sipas “Moody’s”, bizneset e vogla kanë tendencë të kenë më pak fleksibilitet, sesa ato të mëdha, duke theksuar se bankat më të ekspozuara ndaj këtij tipi klientësh ka të ngjarë të përballen me kredi të parimbursueshme, që shpjegon edhe nevojën më të madhe për të lënë mënjanë rezerva. /Atsh/