E shqetësuar për situatën e te nsionuar mes Greqisë dhe Turqisë për shkak të kërkimeve të anijes turke për gaz në Mesdheun Lindor, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Europian duhet të bëjnë gjithçka të munden për të mbështetur Greqinë. Por gjithashtu ajo shprehu se duhet treguar shumë kujdes për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Kancelarja gjermane pohoi se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe shtoi se së bashku me presidentin francez po mundohen të gjejnë një rrugë kompromisi.
“Turqia është një anëtare e NATO-s, dhe ky ko nflikt është midis dy shteteve që bëjnë pjesë në aleancë, çka na prek të gjithëve. Për këtë arsye duhet të mundohemi t’i zgjidhim gjërat në tavolinën e bisedimeve. Përveç kësaj teme, nuk kam folur me zotin Erdogan por jam në kontakt të vazhdueshëm me të dhe si gjithmonë ne do t’iu informojmë kur bisedimet të zhvillohen”, ka thënë Angela Merkel.
Greqia dhe Turqia, të cilat janë shtete anëtare të NATO-s, po për pl asen për sa i përket resurseve të mundshme të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor dhe pretendimeve mbi ujërat territoriale. Tensionet u përshkallëzuan gjatë këtij muaji teksa Ankaraja dërgoi anije në zonën e kontestuar për të kryer studimet gjeologjike pas një marrëveshjeje detare mbi kufijtë territorialë midis Greqisë dhe Egjiptit. Disa orë pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, Turqia filloi kërkimet për resurse natyrore teksa ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm do te zhvillojë disa manovra ushtarake po në këtë zonë detare.