Astronautët amerikanë Doug Hurley dhe Bob Behnken kanë shkëputur kapsulën e tyre Dragon Endeavour nga stacioni hapësinor ndërkombëtar për të filluar udhëtimin e kthimit në tokë.
Ata pritet të zbresin në brigjet e floridës dhe një ulje e suksesshme do të thoshte që amerika, është rikthyer në shërbim. Kjo aftësi humbi kur vendi tërhoqi raketat e tij në 2011. Agjencia hapsinore amerikane, Nasa, tha se partneri i saj tregtar, Space X, ka zgjedhur një vend uljeje larg uraganit Isaias, që duket se do të përshkojë të dielën brigjet lindore të floridës.
Mjetet e pritjes janë tashmë në vend, në floridën perëndimore. Janë mbushur 45 vite që kur kapsula e fundit amerikane, me ekuipazh, u ul në oqean. Asokohe ishte një kapsulë Apollo që u kthye në paqësor.
Dy astronautët, mbërritën në stacionin hapsinor në fund të majit. Nisja e tyre në një raketë Falcon 9, të ofruar sërish nga space X, hapi një erë të re në fluturimet hapsinore amerikane.
NASA ka vendosur që të mos ketë më mjete transporti në orbitën e poshtme të tokës, duke zgjedhur ta blejë këtë shërbim nga partnerët komercialë. Kompania Space X nga kalifornia, është ofruesja e parë e saj.
Pjesa më e madhe e mjeteve, përfshirë pjesë të raketës Falcon, janë të ripërdorshme. E kjo, sipas administratorit të NASA-s, jim bridestine, ka reduktuar kostot. Edhe kompania Boeing po ashtu po punon për shërbimin taksi drejt stacionit hapsinor, por ka regjistruar disa vonesa pas disa problemeve në softëuere në kapsulën e saj starliner.