Një ulje urgjente ka ndodhur në aeroportin e Janinës Kapodistrias në Korfuz pas orës 21:00 nga një aeroplan “Jet2holidays” me 220 pasagjerë që vinin nga Turqia për në Mançester, për shkak të incidenteve të shkaktuara nga një pasagjer. Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, pasagjeri i cili ishte i dehur, u ngrit nga vendi i tij dhe trokiste në dyert e kabinës. Pas kësaj piloti mori vendimin për uljen e aeroplanit në aeroportin e Korfuzit.

Me ndërhyrjen e EODY, u ar restua pasagjeri që shkaktoi rrëmujën, ndërsa avioni u largua normalisht. Siç dihet, aeroportet e vendit janë të mbyllura për fluturime nga Turqia për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, avioni Jet-2 u pranua për shkak të thirrjes “emergjente” nga piloti.