Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla teksa ka nxjerrë një foto ku shihet nëna e kryeministrit, me nje femije te vogel ne krah, ky i fundit shkruan se Aneta dinte të falte vetëm dashuri. “U prefsh në paqe nëna Neta! Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur.”, shkruan Balla.