Bayern Munich fitoi Ligën e Kampionëve, duke mpos htur në finale PSG. Kësisoji, bavarezët kompletuan “tripletën” sezonale, sikurse bënë për herë të fundit me trajnerin veteran, Jup Heynckes. Ky ishte trofeu i gjashtë për ta në histori, i këtij lloji, ndërkohë që rekorde të tjera kanë regjistruar gjigantët e Bundesligës.

Kështu, Bayern Munich shënoi golin e 500-të në Champions, me anë të njeriut të fitores së mbrëmshme, Koman. Tashmë, skuadra bavareze është vetëm e treta, që e arrin këtë “stacion” në kompeticion, pas Barcelonës (517 gola) dhe Real Madridit (567). Bingo….

Nga ana tjetër, kampionët e Gjermanisë dhe Europës kanë në radhët e tyre edhe “Këpucën e Artë” të Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Robert Lewandowski u shpall golashënuesi më i mirë në Champions, me 15 gola. Ky është sezoni i parë që nga 2006-2007, me Kaká, që një lojtar shënon më shumë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Tërmet…

Ja dhe rekordi i tretë bavarez: Bayern Munich është ekipi i pare, që ka pushtuar Ligën e Kampionëve me 100 % fitore sezonale në këtë garë. Më konkretisht, 11 fitore në 11 ndeshje. E jashtëzakonshme…

Bayern Munich e fitoi Champions-in për herë të gjashtë në historinë e vet (pas 1974, 1975, 1976, 2001 dhe 2013), duke barazuar Liverpool. Vetëm Real Madridi (13) dhe Milani (7) e kanë fituar ë shumë këtë trofe. Bukur shumë…