Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka befasuar sërish me deklaratat e saj. Teksa ishte për vizitë në malin e Tomorrit, ajo ka shprehur mosbesimin e saj ndaj pandemisë duke ju bashkuar teorive konspirative. Në një deklaratë për mediat në dalje të teqes, ajo ka thënë se nuk e njeh virusin.
“Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’u sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID-in. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID”, tha Kryemadhi e cila më herët ka këshilluar qytetarët që të hanë sa më shumë hurdhra për të mbrojtur shëndetin.