Trajneri i gjermanisë, Joachim Low, nuk ka ndërmend të rikthejë në skuadër dy senatorët Thomas Muller dhe Jerome Boateng. Të dy këta të fundit zhvilluan një sezon shumë të mirë dhe treguan vlerat e tyre në fitimin e Champions Leagues, por nuk do të rikthehen.
“Të dy lojtarët treguan përformanca shumë të mira. Ata treguan se sa të rëndësishëm janë për ekipin e tyre. Pavarësisht kësaj, pas Kupës së Botës ne vendosëm që të shkonim me lojtarë të tjerë. Ne duam të kemi hapësirë dhe të kemi kohë për t’u rritur.
“Këta të rinj janë rritur shumë mirë. Ata janë përshtatur shpejt dhe nuk ka arsye për mua që të ndryshoj vendim. Nëse situata do të ishte ndryshe, do të kisha ndryshuar vendimin tim. Momentalisht, nuk kam pse. Kjo rrugë është e duhura”, – tha ai.