Falë edhe një goli të tijin, PSG ka arritur të eli minojë Atalanta-n dhe të kualifikohet në gjysmëfinalet e Champions League. Marquinhos, qendërmbrojtës i përshtatur edhe si mesfushor, ka folur në prag të ndeshjes që francezët do të luajnë mbrëmjen e sotme ku ndër Leipzig.
Braziliani, në një intervistë të dhënë për UEFA-n, ka thënë: “Kemi ndryshuar shumë në sezonet e fundit. Ajo që kemi bërë në këto vite na ka ndihmuar të rritemi dhe na ka lënë disa p;agë, por na ka ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi tani”.
“Goli ndaj Atalanta-s? Ka qenë një shpërthim ndjenjash dhe emocionesh. Menjëherë pas golit jam kthyer dhe kam parë shokët e skuadrës në stol dhe në shkallët e stadiumit. Pa fjalë”. “Duam ta fitojmë Champions-in sepse jemi ambiciozë. E duam. Kjo është ëndrra jonë”.