Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock theksoi sot nuk përjashton vendosjen e kufizimeve të reja në Angli në rast të një vale të dytë të koronavirusit këtë dimër, që mund të shkaktojë 85 000 të vde kur, sipas një raporti qeveritar. “Nëse rastet rriten sërish, ne duhet të rivendosim kufizime lokale shumë të shtrira dhe të marrim masa shtesë në nivel kombëtar. Ne nuk e përjashtojmë këtë mundësi, edhe pse nuk do të donim të përballeshim me këtë”, theksoi ministri i Shëndetësisë për të përditshmen “The Times”.
Ai theksoi se një valë e dytë ishte “e evitueshme”, por nuk ishte “e lehtë”. “Ja skenari më i keq i parashikuar, një sezon i keq (gripi) dhe një rritje e rasteve me koronavirus, me njerëzit që kalojnë më shumë kohë brenda”, theksoi ai. . Vendi i Evropës, më i prekuri nga pandemia, Britania e Madhe ka regjistruar rreth 41 500 të vd ekur për më shumë se 331 000 raste pozitive.
Sipas një raporti të komitetit shkencor, i ngarkuar me këshillimin e qeverisë për pandeminë, zbuluar dje në mbrëmje nga BBC, sëmundja e COVID-19 mund të shkaktojë vdekjen e 85 000 personave në Britaninë e Madhe nga korriku 2020 deri në mars 2021, sipas skenarit më të keq të parashikuar.