Ishte një nga simbolet e viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000 në Itali. Me teknikën e tij të shkëlqyer, ai dominoi skenën me fanellat e Milanit dhe Fiorentinës. Pastaj, Rui Costa i “vari këpucët në gozhdë”, duke u bërë menaxher. Gjithmonë ka vijuar t’i ndjekë me kujdes skuadrat e tij të vjetra. I intervistuar nga “Goal” në “Santander Media House” të Lisbonës, Rui Costa analizoi futbollin italian dhe Milanin. Jo vetëm kaq, por shprehu konsideratat e tij edhe për bashkatdhetarin, Cristiano Ronaldo, i cili u transferua te Juventusi në vitin 2019, dhe mbi Leo Messi, të cilit i është afruar vazhdimisht Interi gjatë javëve të fundit. E nis nga situata e kuqezinjve:
“Milani kishte një cikël të shkëlqyeshëm deri para disa vitesh, mori pjesë në tri finale të Champions-it dhe fitoi dy. Pastaj, klubi humbi pak në Champions. Milani bëri investime dhe pati ndryshime drastike në strukturën e klubit. E gjitha kjo ka shkaktuar këtë luhatje. Tani për tani, Milani po kalon një fazë të rritjes dhe përmirësimit. Shumë menduan se klubi mund të arrinte në Ligën e Kampionëve, sezonin e kaluar, por nuk ia doli. Unë besoj se Milani është shumë këtij qëllimi, marrjes pjesë përsëri në këtë kompeticion. Champions-i është vendi ku Milani duhet të jetë gjithmonë”.