Bashkëpunimi mes Interit dhe Antonio Contes e ka arritur fund pas vetëm një viti, sipas mediave italiane, të cilat njëzëri raportojnë se trajneri italian do të lar gohet të martën më së largu. Kandidati i vetëm për ta zëvendësuar atë është Max Allegri, një tjetër ish-trajner i Juventusit.
Komentet e Contes pas hu mbjes së Interit 3:2 kundër Sevillës në finale të Ligës së Evropës treguan se ai nuk ka ndryshuar aspak në qëndrimet e tij që prej tër bimit që e shfaqi ndaj drejtuesve zikaltër publikisht pas ndeshjes së fundit të sezonit në Serie A. Conte ende është i zem ëruar me drejtuesit e Interit për arsye të ndryshme, nga strategjia e tra nsferimeve e deri të publikimi i çështjeve të brendshme në media.
Takimi vendimtar mes tij dhe klubit do të mbahet të martën, por mediat italiane këmbëngulin se i vetmi rezultat nga ai takim do të jetë shkëp utja e kontratës me pajtim. Interi nuk do ta shkarkojë Conten, sepse do t’i duhej ta paguante 10 milionë euro për dy vjet dhe zikaltrit janë duke e paguar Luciano Spallettit, i cili u shka rkua verën e kaluar.