Të premten Kosovës i janë shtuar edhe 119 raste të reja koronavirusi pas kryerjes së gjithsej 480 testeve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vde ku rve me koronavirus në Kosovë në 499. Sipas të dhënave të këtij Instituti, të premten janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 3,362.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Në anën tjetër në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të shkuara është 7 vi kt ima dhe 89 të infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjithsej janë kryer 1529 testime. Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në kryeqytetin Shkup, i ndjekur ky nga Kumanova, Prilepi, Ohri e të tjerë. Ndërkohë sipas të dhënave, 215 janë pacientët e shëruar 24 orët e shkuara. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga Covid-19 585 persona, ndërsa janë infektuar 14004.