Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona si shkak i COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 131 raste të reja me Kovid-19, ndërkohë që janë shëruar 86 persona.

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 11,014 pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 3 të tjerë. Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 81 pacientë të shëruar nga virusi korona.