Lajmet për Dafinën Zeqiri të veshur nuse push tuan mediat javën e kaluar! Këngëtarja i fshiu të gjitha fotot në Instagram, dhe publikoi vetëm disa të reja ku shfaqej e veshur me rroba nusërie dhe vello të kuqe. Shumë media nxituan në përfundimin e këngëtarja po martohet, të tjera thanë që ajo është shtatzënë dhe madje e kurorëzuan dashurinë e saj me Dj Geek, pas ndarjes. Madje komentet e Dj Geek që e quante Dafinën “nusja më e bukur” i alarmuan të gjithë fansat e tyre që po mendojnë për një dasmë së shpejti, por kjo është thjesht një super publicitet që Dafina me të drejtë po i bën albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.

Përballë këtyre reagimeve mediatike, Dafina Zeqiri ka bërë sot një postim në Instagram, ku me ironi iu drejtohet mediave për fejesën e martesën.

“Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën edhe qomani ftesën”, shkruan me humor Dafina.


Me sa duket Dafina nuk ka plane të tilla në këtë moment të jetës së saj, kur më e rëndësishme është karriera. Këngëtarja po bëhet gati të nxjerrë albumin e saj më të fundit “Dafinë moj”, dhe e ka treguar prej kohësh se ky album ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen, veçanërisht nënën e saj. Një nga risitë e albumit të autores së hitit “Një herë në jetë” është fakti se pjesë e tij do jetë edhe mamaja e këngëtares, e cila do këndojë pjesën hyrëse të albumit.