Një dele e quajtur “Double Diamond” u shit në një ankand në Texel, Skoci për rreth 368.000 £. Ofertat për delen filluan nga 10.500 £ dhe më pas u rritën në mënyrë drastike.

“Oferta përfundimtare për blerjen e deles, vendosi “një çmim të ri rekord në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë për një dele”, sipas një deklarate në faqen e internetit të Texel Sheep Society. Me origjinë nga ishulli Texel në Hollandë, raca e këtyre deleve është e popullarizuar në mesin e fermerëve britanikë për shkak të cilësisë së lartë të mishit të saj.