Federata Shqiptare e Futbollit ka inaguruar fillimin e punimeve në zonën e Bubqit pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Vetë FSHF do të investojë për banorët e kësaj zonë 3 banesa. Sot ka nisur puna për ndërtimin e këtyre banesave, ndërkohë në këtë inagurim kanë marrë pjesë trajneri i Kombëtares, Edy Reja, Presidenti i FSHF Armando Duka dhe futbollistë të Kombëtares
Duka: Pandemia na bëri që të ndërprisnim projektin për këto shtëpia. Kjo është më e pakta që ne mund të bënim për këtë situatë. Trajneri dhe futbollistët e kombëtares kanë kontribuar për këtë projekt. Ne nuk i zgjidhim dot të gjitha problemet, por po japim kontri-butin tonë Reja: Bëjmë sa të mundemi që të rregullojmë jetën e këtyre familjeve. Hysaj: Do të ndihmojmë familjet që kanë pësuar më shumë dëme në këtë zonë.