Vetëm pak minuta na ndajnë nga i ashtuquajturi Derbi i Ballkanit, mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, e cila do të luhet në impiantin luksoz “Air Albania Stadium”.

Ekipi kryeqytetas do të tentojë të thyejë armatën serbe me një formacion 4-1-4-1. Në portë do të jetë i përhershmi Lika. Në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë Tosevski, në qendër të mbrojtjes do të rreshtohen Najdovski dhe Vangjeli, ndërsa në krahun e majtë Hoxhallari.

Prapa mesfushorëve, në rolin e një shkatërruesi do të vendoset Torassa, ndërsa para tij do të rreshtohen, Cobbinah, Batha, Celhaka, Cale. I vetëm në sulm do të jetë i talentuari Muci, i cili do të jetë pika e referimit të kryeqytetasve.

Formacionet mund t’i gjeni si më poshtë: