Këngëtari shqiptar Bertan Asllani, i njohur në Turqi si Tarkani i Ballkanit, prej kohësh është në një lidhje romantike me aktoren e njohur turke Hazal Senel.
Bertan Asllani ka luajtur në serialin turk “Pis Yedili” bashkë me aktoren Hazal Senel, me të cilën besohet se është njohur gjatë xhirimeve. Fotot e tyre të para bashkë janë shkrepur që në vitin 2017 dhe ata janë parë shumë të afërt teksa po pushonin në një vend bregdetar.
Së fundmi, duket se ata e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, pasi shqiptari i ka propozuar Hazalit për martesë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë dyshja, duke publikuar foton me unazat në Instagram, teksa lumturia në sytë e tyre lexohet qartazi.