Disa orë pasi i fali detin me firmën e Bashës në 27 prill 2009, Berisha mblodhi Parlamentin për nder të Kostas Karamanlis, kryeministrit grek përmend në fjalimin e tij nënshkrimin e paktit nga Bakojanis-Basha dhe çuditërisht duartrokitet nga deputetët e PD, ministrat dhe Berisha. Ja çfarë i thanë Karamanlis dhe Bakojanis në Presidencë Bamir Topit Një deklaratë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detar në 12 milje në raport me Shqipërinë, ka prodhuar një stuhi reagimesh në Tiranë. Polemikat dhe mjegulla e dyshimeve vijojnë në kushtet kur jo vetëm nuk ka një marrëveshje, por nuk ekziston as edhe një grup negociator i autorizuar nga Presidenti i Republikës për të shkuar drejt një pakti. Megjithatë ky mosbesim i madh duket se buron nga një akt i mirëfilltë tradhtie kombëtare 11 vjet më parë, me protagonistë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshehtësi të plotë, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe konventat ndërkombëtare, i dhuruan Greqisë 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë.
Marrëveshja u rrëzuar disa muaj më pas nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Partisë Socialiste. Po çfarë ndodhi në 27 prill të viti 2009 në Tiranë? Mesditën e 27 prillit 2009, Kostas Karamanlis, në atë kohë kryeministër i Greqisë, zbarkoi në Aeroportin e Rinasit, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Dora Bakojanis. Një orë më pas, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Jashtëm dhe Bakojanis firmosën disa marrëveshje, mes të cilave edhe marrëveshjen e detit, e cila u mbajt e fshehtë. Firmosja e paktit detar i pasua nga një konferencë e përbashkët mes dy kryeministrave Berisha-Karamanlis, të cilët folën për perspektivën e thellimit të bashkëpunimit, duke anashkaluar paktin detar.
Në orën 18 të pasdites së 27 prillit 2009, Berisha, në koordinim me Topallin, mblodhi Parlamentin për nder të Karamanlis, ku ky i fundit do të jepte një mesazh. Në orën 18 kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis, i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, hyjnë në sallën e Kuvendit mes duartrokitjeve të deputetëve të Partisë Demokratike, Berishës dhe ministrave. Deputetët e PS mungonin për shkak se kishin bojkotuar Kuvendin. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri grek, përmend nënshkrimin e marrëveshjes detare, që i lejonte Greqisë të zgjeronte kufirin e saj detar me 12 milje. Mesazhi i Karamanlis ishte: “Vitet e fundit, ne, Greqia dhe Shqipëria, kemi zhvilluar marrëdhënie miqësie, bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë në mënyrë shumëdimensionale dhe
esenciale. Janë bërë hapa të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm përparimi për krijimin dhe konsolidimin e një klime mirëkuptimi reciprok dhe besimi në favor të vendeve tona, të popujve tanë dhe të rajonit e më gjerë. Në këtë kuadër marrëdhëniesh nënvizojmë edhe rëndësinë e minoritetit etnik grek të Shqipërisë, i cili përbën një urë historike dhe thelbësore miqësie midis dy vendeve tona. Brenda kësaj klime bashkëpunimi konstruktiv u bë i mundur edhe nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes, veçanërisht e rëndësishme, e përcaktimit të zonave detare dhe të shefit kontinental midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në të njëjtën frymë u nënshkrua para dy muajsh dhe marrëveshja e një rëndësie humane dhe morale për va rrezat usht arake të usht arëve grekë, që ranë duke luf tuar në Shqipëri, gjatë lu ftës greko-italiane të viteve 1940-1941”.
Fundi i fjalimit të kryeministrit grek shoqërohet sërish me duartrokitje të zjarrta. Mes duartrokitjeve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehet se “Zotërinj deputetë, më lejoni edhe një herë në emrin tuaj të falënderoj Kryeministrin e Greqisë, z. Kostas Karamanlis, për vizitën e tij në Shqipëri, për mbështetjen që u ka bërë proceseve integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian, në mënyrë të veçantë për adresimin që i bëri sot Parlamentit, Kuvendit të Shqipërisë, për inkurajimin për liberalizimin e vizave dhe për ecjen përpara të reformave. Z. Karamanlis, faleminderit! (Duartrokitje) Tani më lejoni ta përcjell Kryeministrin grek”. Kryeministri grek, i shoqëruar nga zonja Topalli, largohen nga salla mes duartrokitjeve. Seanca zgjati vetëm 30 minuta.
Bamir Topi, në atë kohë President i Republikës, u mbajt larg negociatave për paktin detar, ndonëse sipas Kushtetutës, Presidenti duhej të autorizonte negociatorët për arritjen e një marrëveshje të mundshme. Në shkurt të vitit 2009, Dora Bakoyannis, në atë kohë ministre e Jashtme e Greqisë, gjatë një vizite në Shqipëri, zhvilloi një takim me Bamir Topin. Bakoyannis nuk i thotë asgjë për çështjen e detit, por i kërkon që t’i japë shtetësinë kryepeshkopit Janullatos. Ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), shkruan se “Vetëm dy muaj më vonë, më 27 prill 2009 erdhi për një vizitë dyditore në Shqipëri Kosta Karamanlis, kryeministër i Greqisë dhe lider politike i Demokracisë së Re. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha dhe Karamanlis u shprehën për nivelin e kënaqshëm të marrëdhënieve, minoritetin, presionet, perspektivën evropiane të Shqipërisë, investimet etj., etj., por nuk u tha asnjë fjalë për çështjen e kufirit detar, që do të thoshte se deri në atë moment bisedat nuk ishin ekspozuar as në nivelin politik. Ndërkohë, në prani të dy kryeministrave, Basha dhe Bakoyannis kishin nënshkruar marrëveshjen. Në takim në Presidencë me z. Karamanlis sërish marrëveshja e detit nuk u trajtua. Paradoksalisht, kryeministri grek ishte në dijeni, ndërsa presidenti shqiptar nuk ishte informuar nga kryeministri i vendit të tij. Pas kësaj marrëveshjeje, del në skenë grupi negociator i krijuar nga Ministria e Jashtme dhe certifikuar nga kryeministri i kohës”.
Përpos Presidentit Topi, në dijeni nuk ishin as deputetët e Partisë Socialiste, të cilët në atë kohë nuk merrnin pjesë në Kuvend. Disa muaj më pas, pakti për vendosjen e kufirit detar me Greqinë, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si në kundërshtim me Kushtetutën. Në vendim Gjykata Kushtetuese, tha se marrëveshja me Greqinë është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me: a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.