Prej kohësh Adrola Dushi ka qenë në qendër të mediave sa i përket anës së saj sentimentale. Fillimisht u raportua se është në një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi. Madje, nëpër media të ndryshme thuhej se çifti ka nisur të bashkëjetojë dhe se modelja është shpërngulur në Prishtinë. Më pas, mediat gëluan mbi foton e saj dhe Capital T duke aluduar se mes tyre ka nisur një romancë, por më pas rezultoi se ata thjesht kishin bashkëpunuar për këngën e re të tij.
Aso kohe, modelja tha për ‘iconstyle.al’ se thashethemet mbi lidhjen e saj me Albinin janë të pavërteta duke mohuar zërat se mes tyre ka një romancë. Së fundmi, disa media kanë vendosur sërish në qendër të vëmendjes lidhjen e saj me Albinin dhe kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer aspak Adrolës. Nëpërmjet një reagimi në Instagram Adrola shkruan se po flet për herë të parë dhe të fundit rreth kësaj teme, duke shtuar se nuk e ka menduar kurrë të largohet nga SHBA. (kujto: sipas zërave ajo dhe Albini jetonin në Prishtinë). Më tej, ajo shton se ditëlindjen e ka festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë dhe se të gjitha çfarë lexohet vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve. (kujto: u raportua se në ditëlindjen e saj ka qenë edhe Albini, por ata u munduan ta fshehin këtë fakt.)
Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”