Puna si drejtor tatimesh të bën të suksesshëm, nuk ka rëndësi çfarë profesioni ke, në Shqipëri mund të bësh karrierë. I tillë është edhe rasti i Brisida Shehajt, ish-Drejtoresha e Tatimeve. Pas “suksesit” që korri tek Tatimet, Brisida Shehaj u bë drejtoreshë e Ylli Ndroqit. Në gusht të vitit 2019, pra rreth një vit më parë, “Bleta e artë” e Tatimeve u bë drejtuese e televizionit të Ylli Ndroqit.
Ndërsa tani, pas një viti, ish-drejtoresha e famshme e Ramës, është bashkuar me LSI-në. Mesa duket tashmë që Ylli Ndroqi ka probleme të tjera, Brisi e Tatimeve, ka gjetur strehë tek Mona e LSI-së, ose është vetë Mona që e çoi drejtore tek Ora News.
Në një postim në rrjetet sociale, Brisida Shehaj ka treguar edhe “dashurinë” e madhe që ekziston mes saj dhe Monës, ndërsa kjo e fundit gatuan edhe hasude për të rinjtë e LSI-së. Brisida është LSI-stja e dytë në krye të Ora News, pasi me para saj ka qënë Xhoi Jakaj, një tjetër eksponent i kësaj partie dhe ish-drejtoreshë bu rgu.