Drejtori i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit Robert Lili, monitoroi nga afër zbatimin e kërkesave ligjore në furrat e bukës dhe pastiçeritë në qytetin e Korçës. Drejtori Lili shprehet se, “referuar planit të monitorimit të subjekteve me risk të lart, në përhapjen e COVID-19, po kontrollohen me rigorozitet të gjitha furrat e bukës dhe pastiçeritë për tregtimin produkteve ushqimore të sigurta dhe të shëndetshme”.

Duke uruar një sezon të mbarë turistik, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, garantoi konsumatorët se çdo produkt ushqimor do të kontrollohet për sigurinë e tij, si e vetmja mënyrë për mbrojtur shëndetin e qytetarëve.