Ndonëse është në javët e fundit të shtatzënisë Gigi Hadid ka qenë tejet hermetike, duke mos ndarë asnjë foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale…deri sot. Modelja e njohur ka ndarë në Instagram disa super foto duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, teksa ka shkruar “Një ëngjëll po rritet!” Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë komentuar shumë nga fansat. Këtyre fotove nuk u ka rezi stuar as kunata e modeles, shqiptarja jonë Dua Lipa, e cila ka postuar një foto të Gigit në Instastory, duke shkruar “Mami e ardhshme më e bukur në botë”.


Vajzat na kanë treguar se kanë një marrëdhënie për tu patur zili dhe e thërrasin njëra-tjetrën “motra”. Bebushi është komentuar gjerësisht nga fansat në të gjithë botën duke u cilësuar si “bebi më i bukur dhe më me fat”. E para vjen për arsye se ka prindër dy nga personazhet më të bukura të showbiz-it botëror, kurse e dyta sepse rrethohet nga një familje e veçantë që përbëhet nga: Yolanda dhe Mohamed Hadid (gjyshja dhe gjyshi), Bella Hadid dhe Dua Lipa (tezet) dhe Anwar Hadid (daja).