Në datën 3 gusht 2020, SPAK bëri të ditur se ka sekuestruar pasurinë e presidentit të RTV Ora News, Ylli Ndroqi si dhe konfirmoi se ky i fundit është identifikuar si shtetasi Xhemail Pasmaçiu, i arr estuar për tra fik dr oge në Turqi dhe në Itali. Sipas SPAK, sekuestrimi i pasurisë së Ylli Ndroqit është bërë pasi rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kri minale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Në njoftimin e SPAK ndër të tjera thuhej se “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar proced imin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicje se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) ka qënë i përfshirë në aktivitete kri minale të parashikuara në nenin 3 të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe godi tjen e kr imit të orga nziuar, traf ikimit, korru psionit dhe kr imeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″.

Por, cilat janë dosjet që akuzojnë Ylli Ndroqin

Bëhet fjalë për dy dosje, njëra në Itali dhe tjetra në Turqi.E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës ). Sipas të dhënave zyrtare të policisë Ylli Ndroqi është arr estuar në Turqi nën emrin e tij të vjetër Xhemail Pasmaçiu, identiteti i tij i fëmijërisë. Sipas kesaj dosjeje ai ishte pritësi i një sasie her oine prej 30.5 kg. Ndroqi është arre stuar me një grup të madh personash pas një operacioni të gjerë të policisë turke e cila ka kryer disa dhjetra veprime deri në ndalimin e të gjithë grupit. Por që më pas ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë duke gjetur kleçka proceduriale.

Kjo është një nga ato dosje, e cila përmendet edhe nga SPAK, që tregon të shkuarën kri minale të Ylli Ndroqit, i cili gjithmonë ka dashur ta fshehë këtë fakt, duke ndryshuar edhe emrin dhe duke u ngjitur në elitë, nën “petkun” e biznesmenit dhe pronarit të një media. Për shumë vite ai nuk ka pranuar kurrësesi identitetin e tij të ndryshuar, por edhe përfshirjen në tra fikun ndërkombëtar të dro gës. Por, tashmë është vënë me “shpat ulla pas muri”, nga SPAK dhe të vërtetat e dosjes së tij. Një tjetër dosje që akuzon Ylli Ndroqin, është edhe ajo e Italisë.

Në Itali çështja ka filluar pas një urdhër arr esti të dhënë nga Prokuroria e Milanos në vitin 2006, i cili më pas është mbyllur.
Por, në dosjen në fjalë raportohen të dhënat për aktivitetin e Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu) si person i përfshirë në tra fik dr oge në Itali, disa vite pas arre stimit të tij në Turqi.

Në njoftimin e SPAK, thuhej se “Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italaine kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i tra fikut të dro gës për llogari të një grupi kri minal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arre stua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arr estin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos.” Pra, vetë SPAK tregon se Ylli Ndroqi është arre stuar në Itali në vitin 2015, si organizator i tra fikut të dro gës, për llogari të një grupi kri minal.

Aktiviteti kri minal i Ndroqit konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme Italiane, dërguar Interpol Tiranës, ku thuhet se nga verifikimi i kryer në Bankën e të Dhënave, ka rezultuar se shtetasi Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu), me datëlindje tjetër, 11.01.1960, në ngarkim të tij rezultojnë precedentë policorë në fushën e narkotikëve, konkretisht në ngarkim të tij Urdhër Arrest me Burg, dhënë me datë 23.01.2006 nga GIP, pranë Gjykatës së Milanos.

Çështja është ndjekur më tej nga avokati i Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiut), i cili ka qenë Ëngjëll Agaçi, aktualisht sekretari i Përgjithshëm i Kryeminsitrisë. Sipas të dhënave zyrtare, katër vite më pas, në mars të vitit 2010, në Gjykatën e Torinos u deklarua humbja e vlefshmërisë së masës së arrestit, dhënë më parë. Pra, materialet në dy dosjet në fjalë konfirmojnë aktivitetin kri minal dhe arre stimin e Ylli Ndroqit (Xhemail Pasmaçiu). Por, mbeten ende të pa qarta ku dhe si e fitoi më pas lirinë Ylli Ndroqi, i cili ka gjetur si alibi përplasjet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, të cilin po tenton ta përdorë si “komardare shpëtimi” për historitë e tij në lidhje me dr ogën.