Blogerja e njohur Armina Mevlani gjatë një mini-interviste në rrjete sociale me ndjekësit e saj, ka treguar “çelësin e suksesit” për të pasur një marrëdhënie dashurie sa më të frytshme.
E pyetur për të dhënë ndonjë këshillë në lidhje me këtë, ajo i është përgjigjur ndjekësit se “duhet të bëj gjëra të reja dhe të ndryshme, të bëjë dashuri në vende të ndryshme, të mos mërziten dhe ta trajtojnë njeri-tjetrin me respekt.
Pyetja: Ndonjë këshillë dashurie? Dukesh shumë romantike
Mevlani: përpiqu të bësh gjëra të ndryshme, mos u mërzit. Bëj aventura, udhëtime, bëj dashuri në vende të ndryshme dhe respektoni njeri-tjetrin. Trajtoje atë si shokun tënd të ngushtë. Ji vetvetja dhe e sinqertë.