Autorët e këtij studimi kanë analizuar gjakun e 206 personave në Suedi të cilët kanë pasur COVID 19 me pasqyrë të ndryshme klinike
Studimi i cili është publikuar në revistën “Cell” sugjeron që të gjithë ata të cilët janë infektuar me coronavirus, madje edhe ata me simptoma të buta apo plotësisht asimptomatike zhvillojnë qeliza T në trup të cilat identifikojnë edhe shkatë rrojnë qelizat e infektuara dhe informojnë qelizat B për atë se si të zhvillojnë antitrupa të cilët do të luf tojnë kundër virusit.
Këto qeliza T në trup mund të mbeten edhe me vite, derisa niveli i antitrupave të krijuara në organizëm me kalimin e kohës bie pas infeksioneve. Hulumtuesit kanë zbuluar që, pa marrë parasysh se ai person po shërohej nga rasti i rëndë apo i butë, në çdo rast zhvillon qeliza të fuqishme T, të afta t’u përgjigjen su lmeve të mëvonshme të virusit.
Është interesant zbulimi madje edhe që njerëzit të cilët kurrë nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj coronavirusit mund të kenë qeliza mbrojtëse T.
Shkencëtarët e shohin shpjegimin për rezultate të tilla në një fenomen të quajtur ndër-reaktivitet – Qelizat T ndoshta burojnë nga ekspozimi i mëparshëm ndaj disa koronaviruseve të tjerë, atyre të cilët shkak tojnë ftohje të zakonshme.