Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se rastet e diabetit tip 1 tek fëmijët janë dyfishuar gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa studimi bazohet në vetëm disa raste, ky është hulumtimi i parë që lidh diabetin me Covid-19.
Studiuesit e “Imperial College London”u shprehën: “Analiza jonë tregon se gjatë kulmit të pandemisë, numri i rasteve të reja të diabetit tip 1 tek fëmijët ishte jashtëzakonisht i lartë në dy prej spitaleve që ne studiuam, në krahasim me vitet e kaluara. Kur hulumtuam më tej kuptuam se disa nga këta fëmijë ishin me virus ose më parë ishin eks pozuar ndaj virusit.”
Diabeti tip 1 bën që qelizat prodhuese të insulinës në pankreas të shka tërrohen, duke parandaluar trupin të prodhojë insulinë të mjaftueshme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Ekipi tha se një shpjegim i mundshëm mund të jetë që virusi mund të sul mojë qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas.
Ekspertët pranojnë që më shumë hulumtime janë të nevojshme të kryhen për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje përfundimtare midis virusit dhe diabetit tip 1 tek fëmijët.