Modelja Emina Çunmulaj në një deklaratë të dhënë për Top Channel ka paleuar fortë që shqiptarët të dalin në votime në Mal të Zi.
“Ditë e bukur sot por ama mos të harrojmë që kemi të drejtat në këtë vend, si fëmijë kam ec për dy orë nga shpia në shkollë, se s’kemi pasur autobus as rrugë të ngushta, sot janë të gjith, rinia sot mbase mendon e nuk mërzitet se çdo ndodh me ketë vend por do vijë dita ama që fëmijët e tyre sdo kenë mundësi të flasin shqipen. cdo shqiptari malit te zi të cohert e te votojë më zemr e shpirt , seopse ne fund të fundit në mëngjes kur zgjohesh ne mëngjes ti thua mirëmëngjes babi, unë them si ke nie sot o nanë, mirmjesi mos harroni se gjaku nuk është ujë, zemra ta udhëheq trupin, u apeloj edhe ne kemi ardh së largu por po ju them votoni”, tha ajo.
Sot në Mal të Zi, prej orës 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci.
Qytetarët do të votojnë nga ora 07:00 deri në 20:00, teksa të drejtën për të votuar në Mal të Zi e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarësisë. Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.
Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet.
Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.