Dua Lipa dhe Kylo Ren i “Star Wars” janë mes ndikuesve më të mëdhenj në zgjedhjet e prindërve për emrat e foshnjeve të tyre, sipas të dhënave më të fundit. Zyra e statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe tha se bebet e quajtura Dua u dyfishuan në 2019-ën, krahasuar me 2017-ën, kur këngëtarja shpë rtheu në Britaninë e Madhe me “New Rules”.
Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, 126 foshnje u quajtën Dua në 2019, në Britaninë e Madhe, krahasuar me 63 në 2017, duke sugjeruar se ashtu si singëlli i parë i saj që arriti majat në Britaninë e Madhe, këngëtarja ka vendosur rregulla të reja për sa i takon frymëzimit për emra. Popullariteti i Kyolo është rritur ndërkohë që kur filmat “Star Wars” nisën në 2015-ën. Por sidoqoftë, Oliver dhe Olivia janë ende emrat më të përzgjedhur në Angli dhe Uells, me më shumë se 8 mijë foshnja që morën këta emra në 2019.