Juventus ka ndryshuar strategji në merkato me sugjerim të Andrea Pirlo-s. Mund të ketë të reja në mesfushën bardhezi, me klubin që duket se ka hequr dorë nga objektivi Jorginho dhe duke kthyer sytë te një i ri italian që ka shumë eksperiencë në Serinë A.Sipas shtypi italian, kampionët e Italisë duket se kanë vënë në shënjestër ish-yllin e Milan-it, Manuel Locatelli. Mesfushori i Sassuolo-s është një fiksim i vjetër i torinezëve dhe, në krahasim me Pjanic, do të ofronte diçka më shumë në fazën mbrojtëse. Marrëdhëniet e Juventus me Sassuolo-n janë shumë të mirë dhe diçka mund të lëvizë me përfshirjen e disa kundërofertave teknike.