Lulzim Basha premtoi hapje dhe transparencë, por duket se ka mbyllur në “bunker” listat e kandidatëve dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Përplasjet e para kanë filluar që ditën e djeshme, kur PD deklaroi se kishte mbyllur fazën e parë dhe nga katër mijë kandidatë, kishte lënë 900 prej tyre. Janë mbi tre mijë emra të hequr dhe askush nuk ju jep arsyen pse, thjesht komisioni ka hequr ata që ka dashur dhe si ka dashur mbi vlerësimet e tyre personale. Fjala vjen, se çfarë vlerësimesh mund të këtë zonja Papa, apo Mark Marku për kandidatët e Vlorës bashkë me Bujar Nishanin, as Luli se kupton pa le më tej të tjerët. Kjo është vetëm një pikë, pra mos njohja e kandidatëve nga komisioni, reputacioni dhe vlerat e kandidatit në zona të caktuara, kur janë 4 mijë nuk mund t’i njohin pesë vetë që disa prej tyre shpesh kanë qenë “armiq” të PD apo kanë përplasje të forta me bazën.
Më tej lista me 4 mijë emra nuk u propozua kurrë. As nuk u publikua në faqen zyrtare të PD. Pra, kominioni në hije në një kohë mjaft të shkurtër, me një debat shterpë publik, as emrat në total nuk i bëri të ditura për demokratët. Nuk mjaftojnë këto fakte, por edhe lista ishte totalisht një gënjeshtër publike, si shifra me katër mijë emra, që është një formalitet i pavlerë. Asnjë nga emrat e kandidatëve në listë sipas qarqeve nuk u bë publike. Në Republikën e Re të Lulit nuk kanë kohë t’i kontaktojnë 900 emra dhe jo më t’i konfirmojnë dhe t’i bëjnë publike ata. Lista nuk është transparente dhe askush nuk jep garanci se ajo nuk ndryshohet. As Genc Ruli nuk ka më garanci, që kur u ul në “prehërin” e ngrohtë të kunatit dhe gruas së Bashës që duheshin nxjerrë për leckash jashtë nga PD.
Kush janë 900 emrat e kandidatëve? Pse fshihen? Pse nuk bëhet transparente lista për çdo qark?
Argumenti është se do ketë fazë tjetër selektimi me më shumë kritere. Por se kush janë kriterët e tjera, askush nuk e thotë. Pse nuk u vendosën këto kriterë për të gjithë që në fillim. Që në hapat kur emrat u propozuan apo në procesin e selektimit nga komisioni jo statutor. Lista me 900 emra do pasohet nga një tjetër me gati 300, pra dhe kjo do pakësohet tre herë. Faza e parë e pazarit kaloi. Tani fillon faza e rritjes së pazarit. Në fund lista do kalojë ne duart e familjes dhe Lulit ku shifrat do jenë më të larta se ato që u thanë në 2017. Kuptohet me pretendimin se PD është më afër pushtetit.
Transparencë nuk ka, emrat nuk publikohen, kriteret nuk dihen, ndryshohen dhe përdoren standarte të dyfishta dhe të trefishta, baza propozon, komisioni Ruli-Mustafaj-Nishani-Marku-Papa spastrojnë, çfarë është ky proces? Pazar jo njëherë me një listë, por me tre hapa dhe tre lista, kush jep më shumë del në Top Listë, të tjerët të presin ashtu siç thoshte njoftimi i djeshëm, të vijë pushteti të kapin ndonjë llokmë, sërish po i la kunati se jo vetëm lista, por edhe emërimet nga zyra tek Sheratoni do kalojnë.(CNA.al)