Sekuestrohet shuma prej 42.000 Paund, të padeklaruara në Rinas.

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, për pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air e cila po vinte nga Luton në Rinas, konstatuan tek një person i identifikuar si B.K. një valixhe brenda të cilës kishte 42.000 paund.

Shuma e parave të padeklarara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. B.K akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.