Presidenti i Turise, Erdoğan nuk i ka fshehur synimet e shtetit qe drejton, duke paralajmeruar prere se “Turqia do të marrë gjithçka që i takon edhe në Mesdhe, edhe në Egje, edhe në Detin e Zi”
“Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi”, ka thene ai, raporton Anadoly Agency.
Presidenti turk, theson se nuk do te toleroje askend te shkele ato qe i takojne Turqise, duke pohuar se vete shteti i tij, nuk synon territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt.
“Ata që nuk janë të denjë as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia” tha ai, duke shtuar “I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre”