Eros Grezda u ka prerë shpresat djemve të cilët janë fansa të mëdhenj të Oriola Marashit. Kjo pasi, futbollisti i njohur i ka shprehur ndjenjat publikisht modeles seksi, me një koment në një nga postimet e saj më të fundit në Instagram. Oriola ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër me lule bojëqielli, ndërsa Eros, i thotë se është i dashuruar me të:
“I dashuruar me ty”, shkruan ai ndërsa partnerja ia kthen: “Lum Unë”! “Na këpute ëndrrat ne çunave”, i kthehet një fans i modeles. Ata kanë ndarë vazhdimisht komente në rrjete sociale dhe foto nga pushimet, mirëpo komenti i fundit i Erosit tërhoqi vëmendjen. Kjo pasi futbollisti i ka shprehur si rrallëherë ndjenjat në publik partneres së tij.
Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda kanë bërë prej pak kohësh publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe madje karantinën e kaluan bashkë.