Lionel Messi i ka kërkuar Barcelonës që të largohet. Merkatoja po zien teksa klubet e mëdha janë në garë për të përfituar nga kjo situatë. Më afër duket Manchester City, teksa Inter, Juventus apo edhe PSG janë të gatshme të marrin shërbimet e 6 herë fituesin e Topit të Artë. Por “Pleshti” nëse vendos të largohet do jetë i detyruar të braktisë shtëpinë e tij super-luksoze. Ai banon vetëm 12 milje larg stadiumit “Camp Nou” në një shtëpi me mjaft privilegje, që e ka blerë nga fqinji i tij.
Një nga privilegjet më të çuditshme mbetet që avionët nuk munden të fluturojnë mbi shtëpinë e tij. Javier Sanchez-Prieto, shef i përgjithshëm i agjencisë së fluturimeve “Vueling”, deklaroi për mediat se avionët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Lionel Messit në Barcelonë. Ndërsa shumë mendonin se argjentinasi ishte arsyeja se përse avionët nuk fluturojnë në atë zonë, arsyeja është krejt tjetër.
Në zonën e Gavës, ku ndodhet dhe shtëpia e Messit, ka specie në zhdukje dhe zhurmat e avionëve do të shqetësonin këto specie, duke prishur kështu ekosistemin. Për këtë arsye nuk lejohen avionët, në mënyrë që të ruhet jeta e këtyre gjallesave. Në rast largimi nga Barcelona, numri 10 me siguri do të mungojë shtëpinë e tij të rrallë dhe tejet luksoze.