Pas klubit të Tiranës që e mbylli aventurën e saj në Champions sot është radha e 3 skuadrave shqiptare që zbresin në fushë në turin e parë të Europa League me optimizmin për të kaluar më tej. E para që ka zbritur në fushë ka qenë Teuta që po përb allet në Durrës me izraelitët e Beitar Jerusalem. Durrsakët janë gati dhe duan të shfrytëzojnë faktorin fushë, ndërkohë që po luhet minuta e 40 dhe janë në avantazh ndaj skuadrës izraelite me rezultat 1-0.
Më pas duke nisur nga ora 19:00 zbret në fushë Laçi që ndeshjen e ka në transfertë ndaj ekipet nga Azerbajxhani Keshla. Në mbrëmje radhën e ka Kukësi që do përballet me bullgarët e Sllavias së Sofies. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni galerinë me fotot nga ndeshja Teuta- Beitar Jerusalem.