Një shtëpi e pazakontë është ndërtesa Madresfield Court! Prona, e vendosur në fshatin Worcestershire, ka qenë e familjes së pronarit të saj aktual, Lucy Chenevix-Trench, prej 900 vjetësh. E megjithatë Lucy dhe burri i saj Jonathan e kanë shndërruar ndërtesën e vjetër dhe hijerëndë në një vend tërheqës dhe mikpritës për katër fëmijët e tyre: May, Jack, Evie dhe Max.
Historia është një nga 12 të rrëfyerat në librin “Old Homes, Neë Life”, shkruar nga Clive Aslet dhe fotografuar nga Dylan Thomas, e cila tregon për disa nga ndërtesat më madhështore të vendit që mbeten ende në pronësi private.
Lucy ishte 23 vjeç kur mamaja e saj, Lady Morrison shkoi për të jetuar në Madresfield, pasi e kishte trashëguar atë nga xhaxhai i saj. Ajo u mundua shumë për të mirëmbajtur shtëpinë, por kur mbërriti Lucy dhe Jonathan në 2012 në ndërtesë kishte ende shumë punë për të bërë, pasi aty prej më shumë se 100 vitesh nuk kishin jetuar fëmijë të vegjël.