Vijon puna intensive për dy sheshet më të reja rekreative pranë rrugës “Frosina Plaku” në kryeqytet! Ekipet e terrenit janë aktualisht në fazën e gërmimeve, konturimeve, riparimeve ndërtimore dhe mbushjeve e nivelimeve të shtresave ekzistuese, ndërsa do të vijojnë më tej me procese të tjera, derisa këndet që do të mbushen me lodra, të jenë gati për fëmijët e lagjes.
Hapësirat e reja rekreative do të plotësojnë nevojat e të gjithë grupmoshave të komunitetit në këto zona me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhëse për të rritur, si stola, hije e sheshe.
Bashkia e Tiranës i kushton një vëmendje të veçantë fëmijëve të kryeqytetit, por edhe prindërve e gjyshërve të tyre, duke u krijuar hapësira ku mund të kalojnë disa orë argëtimi dhe qetësie pranë shtëpive të tyre.