Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me projektligjin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Braçe bën me dije se ka marrë qindra mesazhe nga qytetarët, të cilëve u kërkon të qetësohen pasi askush nuk po i grabit asgjë Shqipërisë. Socialisti shkruan se nuk ka reaguar pasi nuk ka dashur që të shtojë atë që ai e quan “histeri”, pasi janë ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare ato që garantojnë mbrojtjen e territorit shqiptar.

Postimi i plotë i Braçes:

Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone! Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSH TUAR KUSH E AS PO NA RREM BEN KUSH TOKE, DET! Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi! Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as aku za e as gjyq ba nal pa prova e fakte qe bejne copa sh, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet!