Pas deklaratës së bërë sot nga ish – deputetja e Partisë Demorkatie, Grida Duma, përpara shkollës “Sami Frashëri” fshihen të rinj demokratë dhe të afërm të drejtuesve të PD në Kamëz. Nxjerrja e tre të rinjve si nxënës të kësaj shkolle dhe që shqetësohen për mësimin online, ka nxjerr sërish bllof Grida Dumën, që shfaqet me anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kamzës.

Djali që shfaqet në video, është Adrian Ahmati, anëtar i FRPD dhe afërmi Avzi Ahmatit, kryetari i degës së këtij forumi për Bashkinë e Kamzës. Madje, lehtësisht në profilin e tij në Facebook, deklaron postin që mban në selinë blu, por edhe që ka qenë dhe ish – Drejtor i Çështjeve Sociale dhe Ndihmës Ekonomike në Bashkinë e Kamzës. Sërish, përdorimi i ish – administratës së Xhelal Mziut për të protestuar dhe kundërshtuar investimet në Bashkinë e Tiranës është një rast i përsëritur.

Ashtu siç shikohet edhe nga të dhënat e publikuara nga Ahmati, ai vetë dhe familja disponojnë lavazhe, bar kafe, zyra dhe njihen si mbështetës kryesore të Partisë Demokratike në Paskuqan. Të gjitha këto fakte tregojnë përdorimin e të rinjve të FRPD në Kamëz për shkollat e Bashkisë së Tiranës.