Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Arsimit janë hapur sot 600 shkolla publike në Shqipëri para fillimit të vitit shkollor për 5400 nxënës që nuk kanë ndjekur mësimin online.
Me rregullat e distancimit fizik, nxënësit e klasave të para deri në të pestat do të plotësojnë njohuritë për dy javë deri në nisje të vitit të ri shkollor.